Pamje nga darka Kurti-Vuçiq, Lajçak tregon se kur do të mbahet takimi zyrtar

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në një darkë joformale në Berlin të Gjermanisë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Lajçak ka deklaruar se ka mirëpritur mundësinë për një takim me Kurtin dhe Vuçiqin në një darkë joformale, për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

 “Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka konfirmuar gjithashtu se takimi zyrtar në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet më 13 maj të këtij viti.

“Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel kryenegociatorësh më 13 maj”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme