Lajçak tregon se sot do të takohet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot do të takohet ndarazi në Bled të Sllovenisë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.  

Ky takim do të bëhet me qëllim të përgatitjes së takimit në mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Lajcak ka thënë se çdo bisedë është e nevojshme, sepse ka gjëra të reja që ndodhin çdo ditë.

 “Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajcak.

Në Bled të Sllovenisë janë duke qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të ngjashme