Lajçak u takua me Bislimin, biseduan si të arrihet përparim në dialog

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Kosovë është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë, Besnik Bislimi.

“Diskutova për një sërë çështjesh të rëndësishme që do të trajtohen në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe si të arrijmë përparim në to”,ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.

Ai gjatë ditës së djeshme ishte takuar edhe me kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe me presidenten Vjosa Osmani,

Të ngjashme