Lajçak viziton Kosovën

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, e viziton Kosovën.

Lajçak do ta vizitojë Kosovën nga data 15 qershor deri më datën 18 qershor.

Kjo do të jetë vizita e parë e tij prej se e ka marrë këtë pozitë.

Në Kosovë, Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së. PPBE-ja planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit, njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, PPBE-ja do të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u njohur me situatën në terren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme