Lajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Kosovë.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, duke shtuar se Lajçak në Kosovë do të jetë nga mesi i javës së ardhshme.

Ai ka theksuar se Lajçak do të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Të ngjashme