Lajçaku drejt mandatit të dytë

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar mundësinë që mandati i të dërguarit të veçantë të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të ripërtërihet edhe për një vit.

Lajçak, i cili u emërua në prill të këtij viti për të udhëhequr dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka mandat njëvjeçar, i cili skadon në prill të vitit 2021.

Sipas disa burimeve evropiane, të cilat deshën të mbeten anonime “është mjaft e sigurt të supozohet se atij do t’i zgjatet mandati për një vit tjetër”, natyrisht nëse merret parasysh se deri në përfundim të mandatit aktual nuk arrihet marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lidhur me procedurat e emërimeve dhe riemërimeve të të dërguarëve të posaçëm, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka precizuar se kjo është kompetencë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Mandatet e të gjithë të dërguarve të veçantë përcaktohen në parim për një vit, por ato vazhdohen apo rinovohen rregullisht për sa kohë që shtetet anëtare të BE-së pajtohen se çështjet për zgjidhjen e të cilave u krijua posti në fjalë, vazhdojnë ende dhe kërkojnë vëmendjen dhe përpjekjen e vazhdueshme të këtij personi. Pra, në rast se z. Lajçak i afrohet fundit të mandatit të tij zyrtar, kjo nuk do të thotë që dialogu ose lehtësimi i BE-së do të ndalet”, ka thënë Stano për Radion Evropa e Lirë.

Teksti i plotë: https://www.evropaelire.org/a/31004262.html

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme