Lajçaku pas takimit me Kurtin: S’mund të jap detaje, duhet të kemi dinamikë në dialog

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se me këtë të fundit diskutuan për mënyrë se si të sjellin dinamikë në procesin e dialogut, raporton Ekonomia Online.

Lajçak tha se kanë biseduar më shumë se dy orë me Kurtin rreth dialogut dhe lëvizjes përpara të procesit.

Ai shtoi se e kanë kryer pjesën e parë të misionit në Prishtinë.

“Sapo përfunduam një takim më shumë se dy orësh me zotëri Kurtin me të cilin diskutuam për dialog dhe si të sjellim dinamikë në proces dhe me qu procesin përpara”.

“Ka qenë një diskutim i rëndësishëm dhe nuk mund të japim detaje tjera sepse do të kemi diskutim të njëjtë sot me zotëri Vuçiq. Kjo ka qenë pjesa e parë e misionit tonë”.

Ai ishte i shoqëruar nga këshilltarët emëruar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Pas Kosovës, ata do të zhvillojnë një vizitë edhe në Serbi.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, dy vendet arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse.

Të ngjashme