Lajçak në Prishtinë “për të çuar përpara dialogun”

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.

Lajçak foli shkurtimisht për gazetarët pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se me Kurtin ka biseduar për “vazhdimin e dialogut” dhe për takimin e tij të radhës me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Bruksel në muajin gusht.

“Takimi i radhës do të marrë kohë derisa të përgatitet”, tha Lajçak.

Nga Bashkimi Evropian, vizita e Lajçakut nuk u paralajmërua më herët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se jo domosdoshmërisht komentojnë çdo takim pune apo ndërveprim të tij me partnerët në rajon.

“Këto vizita pune, njësoj si ajo e sotmja në Kosovë, po zhvillohen në kuadër të çuarjes përpara të procesit të dialogut dhe vazhdimit të diskutimeve për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, tha Stano në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

Lajçak dhe këshilltarët e Qeverisë gjermane e asaj franceze për dialogun qëndruan edhe të premten e kaluar në Prishtinë, ku, po ashtu, takuan Kurtin.

Pas atij takimi, Lajçak tha se bisedimet ishin “të thella dhe të rëndësishme”, por nuk dha detaje.

Tre diplomatët evropianë, javën e kaluar, takuan në Beograd edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç tha se ata i kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun me Kosovën.

“Sipas tyre [diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura”, tha Vuçiç.

Ai, po ashtu, përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë n negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Dy vendet kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Procesi i negociatave duhet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Në Kosovë këmbëngulin që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen reciproke; Serbia, tash për tash, refuzon.

Lajçaku përfundon takimin me Kurtin, habitet me paralajmërimin e Vuçiqit për kornizë të re të dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për gazetarët pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçaku fillimisht është takuar me Kurtin, e më pas ndaras edhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.

Pas takimit, Lajçaku tha se me Kurtin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, e po ashtu edhe për përgatitjet e takimit të radhës.

Ai nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm, e po ashtu deklaroi se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë raportimit në Kuvendin e Serbisë të martën.

Lajçaku në Prishtinë, takim i paparalajmëruar me Kurtin

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogu ndëmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka mbërritur të enjten në një vizitë “të papritur” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e bëri të ditur Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Pas debatit me opozitën në kuvend, kryeministri Albin Kurti ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë, zëdhënësi i qeverisë ka treguar arsyten se përse Kurti nuk ka mundur të qëndronte në sallë.

Për Lajçakun, kjo nuk mbetet vizita e vetme për një periudhë të shkurtër kohore.

Më 9 shtator, ai bashkë me këshilltarët për punë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, qëndruan në Prishtinë.

Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne shoqëruan Lajçakun, në takimin mbi dy orësh që e mbajtën me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme