Lajçaku takohet me Kosnettin, thotë se BE-ja dhe ShBA-ja ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar dje edhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Lajçak përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, duke thënë se SHBA’ja dhe BE’ja ndajnë interesa të njejta për Ballanin Perëndimor, shkruan Express.

“Pata një diskutim shumë të mirë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor. Ne duam të shohim përparimin e rajonit dhe të kemi një perspektivë evropiane të vërtetë dhe të prekshme”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme