Lajçaku takon Hysenin e Gjuriqin

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim të enjten në Bruksel Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin.

Lajçak ka publikuar fotografi të këtyre takimeve në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

“Sot, ne i vazhdojmë diskutimet tona politike në nivel ekspertësh. I kënaqur që pres negociatorët e të dyja palëve, Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin këtë mëngjes”, ka shkruar ai.

“Ne i kemi dërguar ftesat, presim që të dëgjojmë nga palët. Takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar”, ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian, për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali.

Ekspertët e të dyja vendeve, siç thotë pala kosovare, do ta përgatisin draftin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Ndërsa kundërshtojnë pohimet që dialogu i së enjtes në Bruksel ka karakter teknik. Një gjë të tillë e ka përjashtuar Hoti edhe të enjten.

“Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme