Lajçi: Janë matrapazë ata që mendojnë se unë e votoj Haradinajn (Video)

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 20:35 | Nga

Ish-anëtari i AAK-së, tashmë deputet i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk ka shanse që ai të shkojë me AAK-në e as ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër.

Madje, ai në emisionin InfoBOX të RTV D, i quajti matrapaz, ata që thonë se kjo do të ndodhë.

“Kush kanë qenë ata diletantë, ata matrapaz. Ata janë matrapazë. Nuk guxon me mendu, realisht guxon të mendoj se ajo është hipotetike, por të guxoj të mendoj se ajo mundet me ndodhë, atë le ta largoj nga mendja”, tha ai.

Lajçi ka kritikuar Haradinajn, duke thënë se në koalicion hyri kutur dhe pa plan, deri sa thotë se ai vetëm sa do ta rrisë të keqën.

“Prandaj ky hyri dhe e trashi të keqën e vazhdueshme të mundshme, të cilën nuk do ta lejojmë. Ramush Haradinaj hyri në një të keqe me trash edhe më tej, ani pse ky mendon se ky mundet me ndryshu. Nuk mund ta ndryshosh shumicën, ata të ndryshojnë”, tha ai.

Për deklaratat se ‘PAN’ i ka votat, ai tha se kjo është diletantizëm politik, deri sa më së miri sipas tij, është që PDK e LDK, të përfundojnë në opozitë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme