Osmani takon Kurtin, Konjufcën e Gërvallën, koordinohen për emërimin e ambasadorëve të rinj

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspores Donika Gërvalla-Schwarz, më 19 maj të këtij viti shkarkoi 12 ambasadorë me arsyetimin se ishin të emëruar politik.

Gjatë kësaj të enjte Gazeta Infokus, ka kërkuar nga MPJD se kur do të bëhet emërimi i ambasadorëve të rinj, por nga kjo ministri nuk kanë dhënë një datë saktë, duke thënë kjo do të bëhet brenda pak ditësh.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është në fazën e finale të përmbylljes së këtij procesi. Të gjitha detajet lidhur me emërimin e ambasadorëve do të bëhen të ditura për opinionin brenda pak ditësh”, kanë deklaruar nga MPJ.

Lidhur me këtë situatë mbrëmjen e së enjtes, mekanizmat e shtetit janë vënë në lëvizje, ku është zhvilluar një takim mes krerëve të vendit Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrave, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, në koordinim të emërimit të ambasadorëve të rinj në 12 shtetet që rrezikojnë të mbesin pa përfaqësim të jashtëm.

Emërimet e ambasadorëve të rinj pritet të bëhen për Gjermani, Shqipëri, Çeki, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Australi, Mal të Zi, Emirate të Bashkuara Arabe dhe Katar.

Të ngjashme