Lajmërohet Armend Muja pas kritikave për pyetjet ndaj Albin Kurtit

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Analisti Armend Muja i cili mbëmë ishte në qendër të vemëndjes, gjatë intervistës së Kurtit, duke e kursyer në çdo pyetje nga kritikat, ka reaguar mbëmë pas emisonit duke e vazhduar simaptinë e njëjtë që e ka për kryeministrin në detyrë, shkruan Gazeta Metro.

Muja ka thënë se thënë se Kurti nuk i ka mbushur as 100 ditë si Kryeministër, andaj refuzon të marrë pjese ne lojën e përbaltjes politike, duke shtuar se askush nuk duhet të jetë i paanshëm.

“Z.Kurti nuk i ka mbushur as 100 dite si Kryeminister dhe refuzoj te marr pjese ne lojen e perbaltjes politike. Perpjekja per te barazuar 50 ditet e Kurtit me 20 vitet e partive tjera nuk do te ishte korrekte”, ka shkruar Muja në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

110.600 – Sonte ishte edhe nje rekord ne shikueshmeri. Ka ankesa nga ish-analiste te bere politikan e ish-politikane te kthyer rishtazi ne analiste. Paneli i ka bere te gjitha pyetjet per nje diversitet te audiencave politike ne Kosove. Z.Kurti nuk i ka mbushur as 100 dite si Kryeminister dhe refuzoj te marr pjese ne lojen e perbaltjes politike. Perpjekja per te barazuar 50 ditet e Kurtit me 20 vitet e partive tjera nuk do te ishte korrekte. Asnje lloj pyetje nuk rikuperon klasen e konsumuar te politikaneve qe kane qeverisur me vendin keto dy dekadat e fundit. Si perfundim, Kurti ne pasim mund te rrezohet vetem nga Kurti.

Une nuk mendoj qe ne duhet dhe as qe kemi kapacitet te jemi te ‘paanshem’. Gjykimet tona krijohen nga te dhenat, veshtrimet dhe bindjet tona. E rendesishme eshte qe ato te mos jene te perlyera nga interesat materiale apo konflikti i interesit. Une mbes me qendrimet e njejta perderisa nuk kam evidence per te ndryshuar ato. Inkurajimi i se mires dhe rezistenca ndaj standardeve te dyfishta eshte pjese e profesionit tim. Presioni, agjendat dhe lojerat e ndyta politike nuk perbejne argument. Deshirat dhe epshet momentale te grupeve te interesit nuk jane domosdoshmerisht prioritet imi. Respekt

Të ngjashme