Hahn: Të gjitha partitë duhet të punojnë për integrim evropian

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 16:00 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn, dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kanë lansuar Agjendën për Reforma Evropiane.

Komisioneri Hahn ka thënë se agjenda e reformave evropiane është prioritet i Bashkimit Evropian.

Sipas tij, që nga nënshkrimi i MSA-së institucionet evropiane kanë treguar perspektivë evropiane për Kosovën.

Ai ka theksuar se aspiratat kosovare për integrime evropiane janë të vërteta.

“Ky duhet të shihet si një qëllim kombëtarë, jo vetëm si çështje e Qeverisë, por e të gjithë aktorëve kyç, përfshirë shoqërinë civile dhe të gjithë aktorët tjerë”.

Hahn tha se pavarësisht kush e udhëheqë Qeverinë detyrat duhet kryer që marrëveshja e MSA-së t’i sjellë të mira vendit.

“Për këtë ne kemi ndarë 165 milionë euro për të ju ndihmuar në agjendën e reformave drejt Evropës. Përgjegjësia mbetet tek ju që ta bëni projektin e suksesshëm. Të gjitha partitë duhet të punojnë së bashku në rrugën e integrimit evropian, dhe këtë secili nga ju duhet të synojë, duhet të punojnë në këtë drejtim dhe ta shfrytëzojë kohën e mbetur”, ka thënë ai.

Mustafa: Presim më shumë përkrahje nga BE-ja

isa-mustafa

Kryeministri Mustafa, ka theksuar se agjenda e reformave evropiane ka rëndësinë  e saj të veçantë dhe është një proces që  kërkon që vendi të ketë një program të ridizajnuar.

“Është një proces i cili kërkon që ne të kemi një sistem të ridizajnuar, në reforma që do të kenë një rol shumë dimenzional. Fjala është për një gërshetim të objektivave që e përmirësojnë mënyrën e jetesës standarde të qytetarëve”.

“Përmes kësaj agjende jemi përpjekur që segmentin e përkatësisë për Bashkimin Evropian ta përkthejmë në procese edhe më të rëndësishme për vendin. Përpilimi i këtyre agjendave evropiane është i arsyeshëm”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi me përfaqësuesit e BE-së është i nivelit shumë të lartë.

“Ne presim më shumë përkrahje konkrete nga Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian duhet të kuptoj që qytetarët tanë janë qytetarë të njëjtë sikurse të secili qytetar tjetër por që vazhdojmë të mbetemi të izoluar”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se viteve të fundit kanë arritur progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kosova është e përcaktuar për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Kosova po i prin luftës kundër terrorizmit. Synimi ynë është të jemi pjesë e familjes evropiane. Pas nënshkrimit të MSA-së, Kosova është në një formë tjetër në raport me Bashkimin Evropian”, ka theksuar Mustafa.

Të ngjashme