Lansohet platforma “Qeverisja Tani”, monitoron përmbushjen e premtimeve të politikanëve

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 13:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokracia Plus ka lansuar platformën online “Qeverisja Tani” e cila do të monitoroj progresin e përmbushjes së top 100 premtimeve elektorale të partive në koalicionin qeverisës.

Përgjatë dhjetë sektorëve, platforma interaktive vlerëson se në çfarë niveli këto premtime janë paraparë në Programin Qeverisës 2017-2021, sa nga ato premtime janë përfshirë në Buxhetin 2018, si dhe niveli i realizimit të tyre përmes vendimeve qeveritare deri më tani.

Lansimi i platformës u cilësua shumë i rëndësishëm ngase kontribuon në përmasimin e jetës së qytetarëve dhe në mbajtjen e përgjegjësisë së politikanëve karshi premtimeve të dhëna.

Të ngjashme