Largimi i 12 ambasadorëve, deputetja e AAK-së: Dëmton partneritetin e Kosovës

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 15:51 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka deklaruar se është e papranueshme që Kosova të mbetët pa ambasadorë në 12 shtete të botës, raporton Ekonomia Online.

Kadriaj tha se largimi i tyre e dëmton pozitën e Kosovës në ato shtete.

“Vendimi i ministres së Punëve të Jashtme është i papjekur politikisht që do të ketë ndikim negativ për politikën e Jashtme.  Kam kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Diasporë, ministrja të raportoj për ‘fshesën’. Është e papranueshme që në 12 vende Kosova të mbetet pa ambasadorë. Largimi i tyre e dëmton pozitën e saj dhe dëmton partneritetin me ato shtete. Po e dëmtojmë subjektivitetin me largimin e ambasadorëve”, u shpreh Kadriaj.

“Të largohen pa paralajmërim ambasadorët që janë me familje e fëmijë është e paprecedent. Kjo është detyra e vetme që njeh Qeveria Kurti”.

Të ngjashme