Largohen nga sheshi “Skënderbeu” pankartat me fotografinë e Agon Musliut

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 15:47 | Nga Kastriot Kokollari

Në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet gjatë së enjtes janë larguar pankartat me fotografinë e të riut Agon Musliu nga Gjilani, i cili vdiq në Qendrën e Studentëve, pas kthimit nga Gjermani, raporton Ekonomia Online.

E gjithë kjo po bëhet pasi që në sheshet e kryeqytetit do të zhvillohet siç është thënë, provë për protestë të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes tyre disa studente të mërkurën kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Musliut.

“Unë vetëm desha të kthehem në shtëpi”, e “Pse më mbyllët” ishin disa prej shkrimeve që u panë në këto pankarta.

Agon Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studentore, ku po qëndronte në karantinë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, raporton EO.

Të ngjashme