Latifi: As 200 mijë Donika Gërvalla nuk kryejnë punë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Profesori dhe analisti Blerim Latifi, ka komentuar për ekipin që mund të ketë qëveria e ardhshme në negociatat me Serbinë, për dialogun.

Sipas Latifit, është e vështirë që një individ të kryej punë të mëdha në përfaqësimin e Kosovës në dialog.

Ai tha se edhe Ajnshtajni të vie e të bëhet ministër i Punëve të Jashtme në Kosovës, nuk mund të kryejë punë.

“Problemi është i konjukturës ndërkombëtare, në të cilën ne jemi përfshirë si një shtet i vogël, i papërfunduar, i cili varet në masë tepër të madhe nga. Ti munesh me pru Ajnshtajnin me pru me ba ministër të jashtëm, por problem, është raporti i konjukturave ndërkombëtare, ta pamundëson me ecë tutje. Ti e ki BE-në, i cili realisht ty nuk të njeh si shtet, sepse 5 shtete të Evropës nuk të njohin si shtet. Jo Donika Gërvalla, po 200 mijë Donika Gërvalla biri këtu, nëse nuk ndryshohet kjo, është e kotë”, tha Latifi në Pressing.

Të ngjashme