Latifi: Bashkimi Europian nuk mund të garantoj asnjë marrëveshje që mund të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi përmes një statusi në Facebook ka shrkuar se Bashkimi Evropian nuk mund të garantoj asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Latifi mes tjerash ka shkruar se Lajçak i ngjanë njeriut që shtëpinë e tij e ka të mbytur në probleme dhe niset për tië zgjidhur problemet e të tjerëve, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajçaku, emisari i Bashkimit Europian, i ngjanë atij njeriut që derisa shtëpinë e tij e ka të mbytur në probleme e sherre, niset për t’i zgjidhur problemet e sherret që kanë plasur në shtëpitë e të tjerëve. Bashkimi Europian e ka pasur vetëm një instrument ndikimi në Ballkan: politikën e zgjerimit! Tash që kjo politikë praktikisht është suspenduar, Bashkimi Europian nuk mund të garantoj asnjë marrëveshje që mund të arrihet midis Kosovës dhe Serbisë. Është koha ta ripërsërisim mendimin e Hobsit: marrëveshjet pa garancinë e shpatës, janë veç fraza boshe!

Të ngjashme