Latifi: Distanca higjienike e Veselit, tregon se pushteti nuk është gjithçka për të

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Analisti Blerim Latifi, ka thënë se distanca e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, karshi hyrjes në ndonjë koalicion të mundur, tregon sipas tij se pushtetit nuk është gjithçka për Veselin.

Ka thënë se ky qëndrim i ka kushtuar në të kaluarën, por thotë se e ardhmja u takon pikërisht atyre që mbajnë një qëndrim të tillë.

“Distanca higjienike e Kadri Veselit nga lojërat joparimore të luftës për pushtet, tregon edhe njëherë se pushteti nuk është gjithçka për të. Ky qëndrim i ka kushtu në të kaluarën, por e ardhmja u takon pikërisht atyre që mbajnë një qëndrim të tillë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme