Latifi: Hoti do të jetë kryeministër i dirigjuar

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Blerim Latifi, ka folur rreth zgjedhjes së Avdullah Hotit kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë në “Pressing”, në T7, se LDK’ja u përcaktua për Hotin, sepse ai është njeri i afërt me kreun e partisë, Isa Mustafa.

Sipas Latifit, Hoti do të jetë i dirigjuar si kryeministër.

“Nëse e shohim traditën në Kosovë, kemi pasur kryeministra të cilët kanë fituar zgjedhjet, dhe te cilët janë emëruar. Hoti do të jetë një kryeministër i dirigjuar. Hoti është besnik i Mustafës, andaj e bëri kryeministër”, tha Latifi.

Të ngjashme