Latifi: Kosova po zbrazet, këtu po u ofrojnë fe në vend të ekonomisë

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Profesori Blerim Latifi ka shkruar se Kosova po zbrazet sepse të rinjtë po ikin nga vendi.

Latifi shkroi në Facebook se këtyre të rinjve duhet t’u ofrohet ekonomi, ndërsa në Kosovë, sipas tij, atyre “kanë zgjedhur t’u ofrojnë fe”.

“Po ikin njerëzit nga Kosova! Po ikin të rinjtë! Kaq vitin e kaluar, kaq këtë vit. Kosova po zbrazet! Kështu shkruajnë mediat përditë”, ka shkruar ai.

“Që t’i mbash njerëzit në vend, duhet t’u ofrosh ekonomi. Këtu kanë zgjedhur t’u ofrojnë fe, tregime t’bukura për botën pas vdekjes.Tash rrini e shikoni, sepse s’keni parë gjë akoma!”, ka shtuar Latifi.

Të ngjashme