Latifi: Marshuta e Grenellit tregon që mund të jetë i angazhuar për Ballkanin e Hapur

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar vizitën e ish ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell. Thotë se ish i ngarkuar special i ish-presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi mund të jetë i angazhuar për Ballkanin e Hapur.

“Grenelli me sa e di unë, me sa kemi pa, edhe verës ka qenë në Tiranë. Pas dy muajve po rikthehet prapë”, thotë Latifi në emisionin “Pressing” në T7.

“Një marshutë Tiranë-Prishtinë-Beograd e tash kushedi…definitivisht marshuta e tij tregon se ky është i angazhuar në raportet politike në kontekstin e marrëdhënieve politike që po zhvillohen në kontekstin e këtij trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Beograd”, theksoi ai.

“Ka mundësi që mund të jetë ndonjë formë e lobimit rreth atij që po quhet Ballkani i Hapur. Është e mundur”, thotë Latifi.

“Aktualisht në Amerikë s’ka asnjë ndikim në politikë. Kush e paguan nuk po dua të spekuloj sepse nuk kam informacione”, shtoi ai.

Të ngjashme