Latifi: Na pret punë e madhe, kemi garë të re

Rahovec | 23 Tet 2017 | 14:53 | Nga

Kandidati i AAK-së për Rahovecin, Smajl Latifi, që do të përballet me kandidatin e PDK-së, Idriz Vehapin në balotazh, iu është drejtuar qytetarëve të Rahovecit.

Ai ka thënë se nga 23 tetori do t’i rikthehen punës, duke qenë se ky ishte edhe sllogani në fushatën e tij.

“Ju, me votën tuaj, e vërtetuat se e doni ndryshimin! Ky rezultat vjen pas punës së madhe që kemi bërë bashkë me stafin tim, duke filluar nga aktivistët, anëtarët e kryesisë, kolegët kandidatë, familjen time, e shumë bashkëpunëtorë tjerë, pa të cilët nuk do ishim këtu sot! Andaj ju jam mirënjohës përjetësisht! Këtë entuziazëm, le ta përdorim dhe orientojnë nga puna! Sepse tani na pret punë e madhe, e kemi një garë të re, në të cilën duhet të jemi më të bashkuar e entuziazmuar se kurrë, për t’i dhënë Rahovecit fitoren dhe qeverisjen që e meriton. Andaj më lejoni të ju falënderoj përsëri dhe të ju lus për festë të qetë. Sonte vërtetë po festojmë, por nga nesër po i rikthehemi punës!”, ka shkruar Latifi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme