Latifi për intervistën e Kurtit: Nuk duhet të lihen politikanët të përcaktojnë standardet e gazetarisë

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Blerim Latifi, njëherësh edhe profesor universitar, ka vlerësuar se tendenca e, siç e quan ai, përcaktimit të standardeve të gazetarisë nga ana e politikës është e rrezikshme për demokracinë.

Latifi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, duke konsistuar në veçimin e panelistëve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në intervistën e sotme, ka thënë se e vërteta dhe standardet e gazetarisë nuk duhet të lihen në duart e politikanëve.

“Ne nuk duhet m’i lëne politikanët me i përcaktua standardet e gazetarisë. Nuk duhet me i lanë politikanët me e përcaktua se çka është e vërtetë. Kur politika i përcakton këto dy gjëra, shteti ka marrë fund”, deklaroi ai.

“Politika jonë është shumë e qartë, të mbrohen këto dy standarde pa të cilat nuk ka demokraci”, shtoi tutje profesori universitar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme