Latifi për paralajmërimin e Bislimit për uljen e pagave: Ky paska vendosë me varrosë politikisht e përfundimisht Albin Kurtin dhe VV-në

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Kadri Veseli, Blerim Latifi ka komentuar paralajmërimin e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi për uljen e pagave në sektorin privat. Ai ka vlerësuar se me këtë Bislimi paska vendosur që ta varrosë politikisht e përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, transmeton Ekonomia Online.

Latifi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se nëse merret ky vendim do ta shkatërronte shtresën e mesme në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Latifit:

Besnik Bislimi, ministri aktual i financave, paska paralajmëru uljen e pagave në sektorin publik. Ky paska vendosë me varrosë politikisht e përfundimisht Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Ky vendim, nëse merret, e shkatërron shtresën e mesme në Kosovë, e cila ka qenë mbështetësja kryesore elektorale e Kurtit. Besnik Bislimi duhet ta kuptoj një gjë elementare: kriza nuk kapërcehet duke shtu varfërinë, ashtu si zjarri nuk shuhet duke i hedhur benzinë. Varfëria i shton dimensione të reja krizës, nuk ia pakëson ato. Shtimi i varfërisë e bën krizën të pakontrollueshme. Barazia në varfëri është është metodë puro komuniste. Falë saj sot komunizmi është një ide politike e vdekur dhe e përçmuar edhe në varr.

Të ngjashme