Latifi: Pleqtë e kuvendeve kanunore kanë qenë më të edukuar se deputetët e sotëm

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Blerim Latifi, këshilltar politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pleqtë e kuvendeve kanunore ka qenë më të edukuar se deputetët e sotëm.

Ai ka shkuar se akuzat dhe ofendimet bizare që janë bërë normalitet në Kuvendin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, janë tregues të qartë të faktit se kemi ngecur në gjendjen, të cilën Noli, gati 100 vjet më parë, e quante “anarki morale”.

“Kur e dëgjon gjuhën e kontaminuar të shumë deputetëve në Prishtinë e Tiranë, atëherë e kupton se pleqtë e kuvendeve të Kanunit kanë qenë më të edukuar dhe më të afërt me standardet morale të diskutimit demokratik, se që janë këta deputetë”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i tij:

AS ME KANUN AS ME DEMOKRACI

Akuzat dhe ofendimet bizare që janë bërë normalitet në Kuvendin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, janë tregues të qartë të faktit se kemi ngecur në gjendjen, të cilën Noli, gati 100 vjet më parë, e quante “anarki morale”.
Në anarkinë morale nuk vlejnë as normat e etikës kanunore, e as normat e etikës së demokracisë moderne.

Kur e dëgjon gjuhën e kontaminuar të shumë deputetëve në Prishtinë e Tiranë, atëherë e kupton se pleqtë e kuvendeve të Kanunit kanë qenë më të edukuar dhe më të afërt me standardet morale të diskutimit demokratik, se që janë këta deputetë.

Kanuni i Lekës i sanksiononte qartë këto standarde:
1. Fjala e randë nuk bahët në Kuvend.
2. Kanuja s’ban qe të shahet kush në Kuvend.
3. Po i tha kush kuj në Kuvend se rrenë, do të gjobitet.
Dhunën e ushtruar në Kuvend, Kanuni e sanksiononte me dënime kapitale.
Këto standarde etike të kuvendeve kanunore nuk janë të rastësishme. Ato janë pjesë e një trashëgime të vjetër, ku bëjnë pjesë demokracia e vjetër greke dhe republika romake. Në këtë trashëgimi e gjejmë pikënisjen e historisë madhështore të demokracisë perëndimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme