Latifi: Qeveria gaboi shumë me shkarkimin e ambasadorëve

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e ambasadorëve ishte i gabuar.

Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se pas shkarkimit të ambasadorëve, vendi është ballafaquar me një vakuum shumë mujor sa i përket përfaqësimit të Kosovës.

“Ka qenë veprim i ngutshëm, i cili për herë të parë na ka treguar se kjo qeveri nuk është duke e skanuar ashtu siç duhet realitetin me të cilët ka me pas punë, në kontekstin e qeverisjes. Nuk lënë shije të mirë vendimet e tilla për shkarkimet në bllok të zyrtarëve të lartë të shtetit, aq më pak kur këta janë ambasadorë. Pas shkarkimit jemi ballafaqu me vakum shumë mujor për përfaqësimin e Kosovës”, tha Latifi.

Ai shtoi se ky shkarkim duhet t’i shërbejë qeverisë si leksion negativ.

“Për mendimin tim ka qenë shumë I ngutshëm, pas disa muajve I kanë emëruar disa ambasadorë, që në disa raste janë emërime shumë të qëlluar. Rasti I shkarkimeve të ambasadorëve duhet ti shërbej qeverisë si leksion negative, në kuptimin që mos të marr vendime të ngutura dhe të pastudiuara. Ka qenë vendim i gabuar”, tha Latifi.

Kujtojmë se në muajin maj të këtij viti janë shkarkuar 12 ambasadorë.

Të ngjashme