Latifi: Rusët kanë vënë nën bombardim edhe fshatrat e banuara me shqiptar

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Analisti Blerim Latifi thotë se nga informacionet që ka marrë nga lajmet bëhet e ditur se rusët kanë vënë nën bombardim edhe fshtarat e banuara me shqiptarë në Ukrainë.

Në këtë situatë, Latifi thotë se mbase është koha që pas më shumë dy shekujve ata të kthehen në atdheun e të parëve. “Njësoj si hebrenjtë në atdheun e tyre”.

Postimi i tij i plotë:

Lajmet po tregojnë se ushtria ruse, që po marshon drejt Odesës, ka vënë nën bombardim edhe fshatrat e banuara me shqiptarë, të cilët jetojnë aty prej 250 vitesh, pas largimit si pasojë e raprezaljeve osmane. Mbase është koha që pas më shumë dy shekujve ata të kthehen në atdheun e të parëve. Njësoj si hebrenjtë në atdheun e tyre.

Të ngjashme