Latifi: Tregimet se Hashimi e ndau veriun në vitin 1999 dhe Albini në vitin 2020, nuk janë asgjë më shumë se pallavra partiake

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Blerim Latifi ka shkruar se zona e mbrojtur e veriut u krijua nga NATO dhe përfshinte zonën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, dhe këtë zonë Beogradi e shfrytëzoi këtë zonë për të vendosur struktuarat paraleve.

Shkrimi i plotë:

Derisa ushtria serbe po bëhej gati të largohej nga Kosova në qershorin e vitit 1999, NATO po përballej me kritika të ashpra, në të cilat akuzohej se derisa e kishte ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve, nuk po bënte asgjë për të ndaluar zbrazjen e Kosovës nga civilët serbë, të cilët, nga frika e hakmarrjes shqiptare, po iknin bashkë me ushtrinë e tyre. Si pasojë e kësaj situate u krijua zona e mbrojtur e veriut që fillonte në urën mbi Ibër në Mitrovicë. Këtë zonë pastaj e shfrytëzoi Beogradi për të vendosur aty strukturat e tij paralele, të cilat kishin një mision të vetëm : kontestimin e autoritetit të Prishtinës me të gjitha mjetet. Kjo është e gjithë e vërteta, ndërsa tregimet se Hashimi e ndau veriun në vitin 1999 dhe Albini në vitin 2020, nuk janë asgjë më shumë se pallavra partiake, që bëhen thjesht për llogari elektorale.

Të ngjashme