Lavdërohet ish-kryetari se në Zubin Potok ka shuar të gjitha institucionet e Kosovës

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

“Sado që të mundohen të mbyllin rrugët, ne do t\i hapim ato alternative. Vallë njëmend dikush në Prishtinë mendon se do ta shuajë jetën në këtë pjesë të Krahinës”. Kështu është shprehur ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vulloviq.

Sipas gazetës së Beogradit, “Politika”, ai është politikani i vetëm në Serbi i cili vullnetarisht ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet. Fillimisht, me kërkesë të tij, Qeveria e Serbisë e shkarkoi nga pozita e kryetarit të organit të përkohshëm (siç vazhdon Beogradi zyrtar t’i quaj institucionet e pushtetit në Republikën  të Zubin Potokut, në të cilën e kishte emëruar vite më parë. Para disa ditësh, për shkak të taksës 100 për qind në mallrat nga Serbia dha dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të komunës së Zubin Potokut, e cila formalisht është në përbërje të sistemit të Kosovës

“Brenda pesë vjetëve, sa kam qenë kryetar i organit të përkohshëm të Komunës së Zubin Potokut, i kam shuar të gjitha institucionet e Kosovës në këtë komunë dhe të gjitha funksionet ekskluzivisht sipas sistemit të Republikës së Serbisë. Të gjitha institucionet tona lokale janë të lidhura me shtetin e Serbisë dhe sa kam qenë në krye të komunës nuk e kam krijuar asnjë institucion shqiptar. Zubin Potoku është absolutisht mjedis serb në çdo aspekt të mundshëm”, i ka thënë Vuloviq gazetës “Politika”.

I pyetur nës në veri është formuar Bashkësia e Komunave Serbe, ai është përgjigjur se “Ne punojmë sipas sistemit të Republikës së Serbisë, madje 100 për qind, dhe kjo është e vetmja që na intereson. Se si do ta quaj kush, kjo nuk më intereson”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme