Lavrov: Mbështesim një zgjidhje për Kosovën që e kënaq Beogradin

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov ka siguruar Serbinë se do ta përkrahin një zgjidhje me Kosovën që i shkon për shtati Beogradit.

Lavrov në takim me kryetarin e Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe e ka siguruar atë që Moska do ta përkrahë Beogradin në normalizimin e raporteve me Prishtinë, shkruan rs.n1, transmeton Gazeta Express.

Daçiq ka thënë se më kryediplomatin rus ka diskutuar për marrëdhëniet strategjike mes dy shteteve dhe çështjet e tjera globale gjatë takimit të tyre në Moskë.

“Lavrov përsëriti se Rusia do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe do të përkrahë një zgjidhje për Kosovën që do të jetë e pranueshme për Serbinë,” tha Daçiq.

Të ngjashme