LB-ja fton anëtarësinë e saj t’i bashkohet protestës së AAK-së

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 10:26 | Nga

Lëvizja për Bashkim ka thënë se përkrah protestën e nesërme në mbrojtje të Ramsush Haradinajt,

Kjo parti konsideron se tanimë ky proces ka degjeneruar plotësisht dhe se kërkesa për lirimin e tij nuk përbën ndërhyrje të politikës në drejtësi por nxjerrje të drejtësisë nga politika.

“Serbia, gjatë tërë jetës së Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të tjerë të luftës çlirimtare në Kosovë mund të prodhojë shpifje të reja dhe t’i mbajë ata në listën e Interpolit, por është kjo organizatë e cila nuk duhet të bie pre e pasojave të politikës së kriminelit Millosheviq.Lëvizja për Bashkim, për të demonstruar mospajtimin e thellë të saj ndaj këtyre zhvillimeve, shpreh përkrahjen e sa për protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, LB I bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve që të shtunën, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë, të dalin dhe të shprehin mospajtimin e tyre me këto procese të padrejta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme