LB-ja insiston që t’i jepet një epilog demarkacionit duke e rrëzuar në Kuvend

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 17:01 | Nga

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka kërkuar edhe njëherë që çështjes së demarkacionit t’i jepet një epilog.

“Sa i përket marrëdhënieve në mes të shteteve dhe zbutjes së mosmarrëveshjeve në mes të tyre e në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me kontestet kufitare Komisioni Evropian (në raportin e tij për zgjerim në Ballkanin Perëndimor) rekomandon: ‘Aty ku kontestet kufitare nuk janë zgjidhur në mënyrë bilaterale, palët duhet t’i parashtrojnë ato pa kushte në një arbitrazh ndërkombëtar përfundimtar dhe të detyrueshëm, vendimet e të cilit duhet të zbatohen tërësisht dhe të respektohen nga të dyja palët para anëtarësimit dhe të merren parasysh në Traktatet e Anëtarësimit’”, ka thënë Murati.

Murati ka thënë se marrëveshja e demarkimit me Malin e Zi po vazhdon të na mbetet si një gur i rëndë i papërballueshëm për politikën tonë tash e më shumë se 2 vjet me fajin e pozitës dhe opozitës.

“Njëra palë e ka udhëhequr këtë proces me mungesë të plotë transparence, e tjetra duke përdorur dhunë e duke refuzuar që kjo marrëveshje të dërgohej e të rrëzohej në Kuvend”, ka thënë ai.

Kreu i LB-së ka thënë se deputetët dhe politika jonë sot, guximshëm, duhet t’i japë rrugë kësaj pune, ose ta miratojë ose ta rrëzojë dhe të krijojë kushtet për hapjen e mundësive të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme