LDK: Asnjë nga kandidatët tanë për kryetarë të komunave nuk ka probleme me ligjin

Prishtinë | 21 Gus 2021 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot pas publikimit të një raporti të Institutit të Kosovës për Drejtësi.

LDK tha se raporti i IKD-s është i pritshëm dhe se asnjë nga kandidatët e kësaj partie për kryetarë të komunave nuk ka probleme me ligjin.

Lexoni të plotë reagimin:

Nuk na vjen mirë për një gjë të tillë, por kjo është e vërteta. Po ashtu, e vërtetë është se asnjëri prej tyre nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky rezultat pasqyrohet saktë e qartë në raportin që e publikoi sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it”. 

Të ngjashme