LDK bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova – Abdixhiku kërkon të ruhet partneriteti me ShBA-në

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 10:14 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, kanë bërë homayhe pranë varrit të tij, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Abdixhiku ka thënë se ka thënë se Rugova jo vetëm që punoi për shtetin e Kosovës, por jetoi me këtë ide.

Ai shtoi se ish-presidenti mbetët një patriot i papërsëritshëm, teksa tha se obligim i tyre mbetët partneriteti me ShBA-në, BE-në e NATO-n.

“Sot bashkë me anëtarë të LDK-së me struktura të LDK-së kemi ardhur të bëjmë nderime për atin themeltar të Kosovës për presidentin historik të Kosovës”.

“Rugova mbetet një patriot i papërsëritshëm që dha vizionin e së ardhmes së Kosovës, këtë vizion e kemi obligim ta vazhdojmë në partneritet me ShBA në anëtarësim në BE dhe NATO”, u shpreh Abdixhiku.

Të ngjashme