LDK bojkoton fjalimin e Presidentit

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 13:20 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marr pjesë në seancën e në të cilën do të presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të mbaj fjalimin e fundvitit.

Avdullah Hoti në një konferencë për media ka përmendur disa nga arsyet pse LDK nuk merr pjesë në seancë, raporton Ekonomia Online.

“Presidenti Thaçi me sjelljet e tij gjatë vitit 2017 ka treguar qartazi se nuk përfaqëson unitetin e popullit, siç ia kërkon kushtetuta. Ndërmjetësimin e tij në ndërtimin e koalicioneve para dhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare; Pjesëmarrjen direkte e tij në fushatën parazgjedhore në zgjedhjet lokale; Diskursi iracional i tij duke thirrur qytetarët e Kosovës që të pajisen me pasaporta të Shqipërisë si kundërpërgjigje ndaj institucioneve të BE-së; Thirrja e tij që qytetarët e Kosovës të protestojnë para zyrave të BE-së në Prishtinë për shkak të mos liberalizimit të vizave”.

“Diskursi i papranueshëm publik që ai ka përdorur ndaj bashkësisë ndërkombëtare lidhur me Gjykatën Speciale. Roli i tij negativ në politikën e jashtme duke rrezikuar njohjet e arritura me shumë mund dhe duke dështuar në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

Sipas tij, me këto sjellje, Presidenti Thaçi nuk garanton funksionim kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës

“Me këto sjellje, Presidenti Thaçi nuk garanton funksionim kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës. Thirrjet e tilla janë politikisht naive dhe të dëmshme për përpjekjet tona si shoqëri dhe institucione për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës”.

Të ngjashme