LDK: Çdo marrëveshje e Thaçit në Bruksel është private

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 15:27 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çdo marrëveshje e arritur nga dialogu në Bruksel kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi është marrëveshje private e tij, tha Avdullah Hoti në një konferencë për medie të LDK-së.

Hoti tha se, sipas Kushtetutës, kuvendi është ai i cili e cakton kryenegociatorin e bisedimeve me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka diskutuar për këtë pasi platforma e propozuar nga qeveria është tërhequr mbrapa.

“Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet me Serbinë dhe dëshirojmë ta përshëndesim.  Kuvendi nuk ka vendosur ende për këtë çështje pasi platforma është tërhequr nga qeveria, ndërsa platforma e vitit 2011 e delegon qeverinë”.

“LDK-ja nuk e mbështet presidentin që të zhvillojë dialogun me Serbinë. Ai nuk e përfaqëson vullnetin politik të Kosovës. LDK-ja si parti kryesore është e gatshme të marrë këtë proces të rëndësishëm për vendin, por këtë do ta marrim përmes votës së qytetarëve në zgjedhje. Çfarëdo marrëveshje që arrihet nga Thaçi nuk është valide”.

Të ngjashme