LDK dënon sulmin: Akte të tilla zhysin vendin në anarki

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 10:36 | Nga
Lidhja Demokratike e Kosovës dënon sulmin e rëndë kriminal mbi Kuvendin e Kosovës, të kryer një natë më parë nga njerëz ende të paidentifikuar.
LDK-ja konsideron se veprime të tilla kriminale të drejtuara kundër institucioneve shtetërore, synojnë të ndalin progresin e Kosovës në proceset euroatlantike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Akte të tilla të dhunshme, kanë për synim direkt që të zhysin vendin në kaos dhe anarki dhe që të ndalin proceset e rëndësishme eurointegruese para të cilave ndodhet Kosova, duke filluar nga nisja e lëvizjes së lirë.
Duke ftuar organet kompetente të shtetit që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtyre akteve kriminale, LDK-ja shpreh përkushtimin e saj të plotë që të vazhdojë kontributin në avancimin e proceseve demokratike.
Njëkohësisht, LDK fton të gjitha subjektet tjera që të distancohen qartësisht nga veprime të tilla kriminale dhe të jenë pjesë e agjendës nacionale të Kosovës, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet e BE-së.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme