LDK dhe Vetëvendosje dorëzojnë kërkesën e re për seancë në orën 20:00

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë mbledhur nënshkrimet edhe një herë për seancë të jashtëzakonshme, pasi që në atë parapraken kanë figuruar nënshkrimet e padhëna të Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës nga Alternativa.

Është shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti që ka thënë se kanë dorëzuar kërkesën që seanca të mbahet sonte në orën 20:00.

“Pas pengimit të mbajtjes së seancës së kërkuar nga opozita, u dorëzua kërkesa e re për seancë sonte në orën 20:00”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme