LDK dorëzon kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 16:17 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës në një deklaratë për media ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të shprehur qëndrimin institucional kundër cenimit të territorit të Republikës së Kosovës.

“Duke parë gatishmërinë e shumicës së grupeve parlamentare për të mbështetur këtë qëndrim, rezoluta do të aprovohet me mbi 80 vota”.

LDK thotë se nuk ka mekanizëm politik më të fuqishëm për të shprehur vullnetin e qytetarëve të Kosovës, përmes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si të zgjedhur të qytetarëve.

“Askush nuk duhet të ketë guxim të ndërmarrë hapa që bien në kundërshtim me vullnetin e shumicës dërmuese të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”.

“Rezoluta e Kuvendit të Kosovës është e obligueshme për të gjithë. Nëse dikush vepron ndryshe, atëherë bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe pasojat kushtetuese dhe politike janë të ditura”, shkruan LDK në deklaratën për media.

“Kjo rezolutë do të dërgojë tek miqtë tanë ndërkombëtarë, që kanë ndihmuar shtetin e Kosovës të arrijë në këtë pikë ku është tani, vullnetin e qartë të qytetarëve të Kosovës se nuk janë të gatshëm të negociojnë për territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan në fund LDK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme