LDK dorëzon në Kuvend nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

LDK sot ka dorëzuar në Kuvend nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Kështu ka bërë të ditur Arben Gashi nga kjo parti nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht dorëzuam nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik.
Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, tha Gashi.

Të ngjashme