LDK e AAK e mbështet PDK-në për diskutim rreth çmimit të energjisë, Vetëvendosje e kundërshton

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 12:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 31 vota për, 57 vota kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë përkrahur mocionin e PDK-së që të diskutohet për ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Këtë propozim e bëri shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Grupi i PDK propozon plotësim ndryshim. Si grup dje kemi paraqitur kërkesë për debat duke kërkuar informacione nga Qeveria. Duke e parë prezantimin e kryeministrit, një çështje e tillë është urgjente, sepse është kosto jo e përballueshme për qytetarë. Jemi në terr informativ dhe çmimet po rriten. Kërkoj nga deputet ta votojnë këtë mocion dhe të vendoset për diksutim kjo pikë dhe i bëjmë thirrje kryeminstrit të kthehet në seancë”, tha Tahiri.

Këtë propozim e përkrahjen edhe dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK. Por kundër këtij propozimi dolën deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk e përkrahin mocionin e PDK që të diskutohet për ngritjen e çmimit të energjisë

“Sikur të kishte pasur seriozitet në këtë kërkesë mund të vijnë dhe të na informojnë për të cilin duhet dy të tretat. Në kuadër të atij debati dëshironi të përfshini çmimet e ngritjen së energjisë mund të diskutojmë. Në këto rrethana nuk shohim problematike që ky debat të mbahet dhe nuk e mbështesim mocionin  e PDK”, tha ajo.

Të ngjashme