LDK e gatshme për opozitë

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 08:41 | Nga

Përfaqësues të tri partive politike, LDK-së, AKR-së dhe AA-së, hedhin poshtë pretendimet për një përçarje të mundshme në mes vete. Madje këta janë të gatshëm që së bashku të mbesin në opozitë. Në anën tjetër, analistët politikë vlerësojnë se gjasat që deputetët e LAA-së të ikin drejt PAN-it janë të mëdha.

Pasi, sipas politologëve, LDK-ja tashmë ka ndarë mendjen të mbetet në opozitë gjatë katër vjetëve të ardhshme. Kjo i rrit mundësitë për një “pazar” të mundshëm mes PAN-it dhe deputetëve të tria partive në koalicionin LAA. Kurse ajo që mbetet deri më tani e pakontestuar është mundësia e një bashkëpunimi mes LAA-së e PAN-it, qëndrim të cilin vazhdojnë ta përsërisin çdo ditë tria partitë, shkruan Zeri.

LAA-ja nuk do të shpërbëhet

Lëvizjet brenda koalicionit LAA drejt PAN-it i mohon nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Albena Reshitaj, e cila hedh poshtë çdo mundësi të përçarjes brenda LAA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme