LDK e Mitrovicës dorëzon emrat e dy kandidatëve për deputetë

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Me afrimin e datës së zgjedhjeve kanë filluar të lakohen edhe emrat e kandidatëve të mundshëm për deputetë nga subjekte të ndryshme politike.

Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi ka njoftuar se nga kjo degë është bërë përzgjedhja e dy kandidatëve për deputetë.

Flutura Beka dhe Fahredin Spahija do të jenë në garë nga lista e LDK-së për të zënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Njoftimi i Safet Kamberit

Flutura Beka dhe Fahredin Spahija do të jenë kandidatët e degës tonë për deputetë.

Flutura është nënkryetare e degës së LDK-së në Mitrovicë, asambleiste e jona në kuvendin komunal. Vijon studimet e doktoratës në SHBA, në Ëalden University, drejtimi Menaxhment financiar. Aktualisht është Menaxhere e Korporatës në Bankën NLB. Për disa vite ishte ligjëruese në Universitetin e Mitrovicës.

Fahredini është një figurë emblematike e qytetit tonë, ai është artist i dalluar, profesor i fotografisë në Universitetin AAB, për disa vite ishte Drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, gjithashtu ishte edhe Kryetar i shoqatës së artistëve aplikativë të Kosovës. Ka realizuar shumë ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive të fotografisë në mbarë botën.

Lidhja e tij me LDK-në është e hershme dhe e fortë, duke qenë edhe vëllai i ish kryetarit të Komunës së Mitrovicës, të ndjerit Faruk Spahija.

Flutura dhe Fahredini, do ta kenë mbështetjen tonë të plotë, të të gjithë strukturave të degës tonë, që të jenë përfaqësuesit tanë të denjë në Kuvendin e Kosovës.

Aprovimin e listës së kandidatëve për deputetë e bënë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Lista më pas certifikohet nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme