LDK-ja e VV-ja flasin para takimit të fundit

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Nesër në orën 15:00 është planifikuar të mbahet takimi i fundit mes përfaqësueseve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe përfaqësueseve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) para nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për bashkëqeverisje gjatë katër viteve të ardhshme

Zëdhënësi  i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë për EkonomiaOnline se qytetarët i kanë dhënë përkrahjen këtij koalicioni. Sipas tij, përfaqësuesit e dy palëve janë duke  zhvilluar bisedime për ta arritur marrëveshjen finale.

“Një koalicion të qëndrueshëm është ai që bazohet mbi program e mbi parime, andaj dhe jemi duke e diskutuar secilën fushë për t’u pajtuar mbi ato se cilat do të jenë veprimet dhe punët e qeverisjes së ardhshëm”, tha Manxhuka për EkonomiaOnline.

“Në këtë takim do të bisedohet për energjetikën, kurturën dhe rininë, ku besoj se do të kemi dakordim mes vete”, ka thënë Manxhuka për EO.

Siç mëson EkonomiaOnline, arritjes së marrëveshjes mes këtyre partive po u vjen fundi, ku shumë shpejtë pritet të arrihet koalicion për qeverisje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme