LDK e zyrtarizon kandidaten për kryetare të Deçanit

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Hyrie Dobrunaj do jetë kandidatja e ardhshme për kryetare të komunës së Deçanit nga radhët e LDK’së. Dobrunaj do jetë gruaja e parë që do kandidojë në garat e zgjedhjeve lokale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar nga kjo degë deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, derisa ka përshkruar edhe profilin e kandidates.

“Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë. Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës”, thuhet ndër të tjera në postim.

Zgjedhjet komunale pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Postimi i plotë:

Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë.

Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës.

Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur.

Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë.

Na priftë e mbara!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme