LDK hap fushatën në mesnatë, Osmani thotë se filloi numërimi mbrapsht…

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 00:21 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pikërisht në mesnatë, ka hapur fushatën për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor.

Kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila shoqërohej nga nënkryetarët e partisë, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Kujtim Shala, ka kërkuar përkrahje. Sipas saj, fitorja e LDK-së fo të thotë fitore e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Është kënaqësi rini me ju pasë këtu, për inspirim dhe për mbështetje. Prej sonte ka filluar numërimi mbrapsht për fitoren e Kosovës”, tha Osmani.

“Fitorja e LDK-së është edhe fitorja e Kosovës. LDK është e vetmja parti e qytetarëve, sepse të tjerët janë parti me pronarë”.

“Qytetarët do t’i shohin veprat tona dhe punë të tona të ndershme”, shtoi Osmani.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u shfaq entuziast.

“Sot po udhëtojmë drejt një fitoreje. Faleminderit të gjithëve dhe ju them se këta janë kandidatët më të mirë që i ka Kosova, mbështetni dhe faljani votën se janë më të mirët”.

“Juve ju them shihemi nesër në shesh, e të tjerëve ju themi: ‘fleni, fleni'”, u shpreh Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubimin e parë zyrtar, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sot nga ora 19:00.

Të ngjashme