LDK hap nesër fushatën për zgjedhjet komunale

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 11:12 | Nga

Lidhja Demokratike të Kosovës do të hap nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Lajmin e ka bërë publik kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.

Hapja e fushatës do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim në ora 17:00.

Postimi i Abrashit:

Miq të nderuar,

Nesër më 21 shtator 2017, do të bëhet hapja zyrtare e fushatës dhe do të prezentohen kandidatët për kryetarë të komunave.

Hapja e fushatës bëhet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim në ora 17:00. Ju mirëpresim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme