LDK: Heqja e fotografisë së Rugovës nga Kuvendi, akt vandal

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 15:35 | Nga

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dënuar ashpër heqjen e fotografisë së ish Presidentit Ibrahim Rugova nga ambientet e Kuvendit të Kosovës nga një qytetar i ardhur nga Diaspora.

LDK e ka quajtur këtë si një akt vandal.

Incidenti ka ndodhur sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, kur një mërgimtar nga Diaspora, gjatë vizitës në këtë institucion, ka hequr nga muri fotografinë e ish Presidentit Ibrahim Rugova.

Reagimi i plotë i LDK”së:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dënon ashpër këtë akt vandal që sot ka ndodh me rastin e dëmtimit të Fotografisë së Presidentit Historik të Kosoves Ibrahim Rugova në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Historinë e re e kemi dëshmitaren më të mirë se në themelet e institucioneve të vendit tonë qëndrojnë vepra dhe vizioni i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova. Veprës së tij, pëlqimin dhe përkrahjen ja dhanë gjithmonë qytetarët e Kosovës, vizionit të tij po ja jap pëlqimin dhe përkrahjen koha. Cenimi i kësaj vlere nuk mund të bëhet kurrë nga askush, asnjëherë, sepse ka prapa vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe institucioneve të cilat po i ndërtojmë. Aq më pak mund ta bëjnë këtë matrapazët të cilëve tundimi për të ra në sy i verbon deri në marëzi.

Kërkojmë nga organet përkatëse që autorin e këtij veprimi kriminal ta vëjnë para drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme